Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, njoftoi se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtar (TIKA) si organizatë e parë e huaj do të ofrojë ndihmë për muslimanët e kërcënuar në rajonin e Mianmarit, Arakan, raporton Anadolu Agency (AA).
“Presidenti ynë i respektuar (Recep Tayyip Erdogan) sot ka biseduar me lideren e Mianmarit (Aung San Suu Kyi) dhe me këtë rast është aprovuar që zyrtarët e TIKA-s si organizata e parë ndërkombëtare të hyjnë në rajonin e krizës dhe në etapën e parë të përgatis një mijë ton ndihmë humanitare”, tha Kalin.