Ballina Lajmet Rajon dhe Botë TIKA ndihmë mjekësore në Gaza

TIKA ndihmë mjekësore në Gaza

– Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të ofrojë mbështetje ndihmë mjekësore për spitalet e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë me bazë në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga TIKA, spitaleve të ministrisë do t’u ofrohet ndihmë për të plotësuar nevojat e 15 mijë të plagosurve, konkretisht 53.500 kuti barnash dhe dhjetra mijëra materiale mjekësore.

Për shkak të bllokadës izraelite në Gaza, ndihmt do të dërgohen përmes disa udhëtimeve, ndërsa ofrimi i mbështetjes mjekësore për palestinezët e shumtë të plagosur do të vazhdojë, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, mbi 110 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe mijëra të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave të ushtarëve izraelitë ndaj demonstruesve paqësorë në Rripin e Gazës nga 30 marsi të tubuar nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”.

Exit mobile version