Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ofroi pajisje teknike për Drejtorinë për Ekzekutimit të Sanksioneve, konkretisht institucionet përmirësuese ndëshkuese në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve në burgun e Idrizovës në Shkup morën ministrja e Drejtësisë e Maqedonisë Renata Deskoska, koordinatori i TIKA-s në Shkup Aytekin Ayden, drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve Jovica Stojanoviç dhe zyrtarë të tjerë.
Në një prononcim për gazetarët, ministrja Deskoska tha se ka filluar procesi i përmirësimit të kushteve në intitucionet përmirësuese ndëshkuese.
Deskoska tha se një nga synimet e qeverisë është krijimi i kushteve dinjitoze në institucionet përmirësuese ndëshkuese, duke shtuar se janë të hapur për bashkëpunim me vende mike të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e këtyre kushteve.
Ministrja Deskoska theksoi se Turqia, të cilën tha se vendi i saj e cilëson si shtet mik, ka ndihmuar në të kaluarën në përmirësimin e kushteve jo vetëm në institucionet përmirësuese ndëshkuese, por në përgjithësi në sferën gjyqësore.
“Për këtë arsye, unë dua të shpreh falënderimet e mia. Siç u tha, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Krahas ndihmave nga shtetet mike, ne investojmë në përmirësimin e kushteve në institucionet përmirësuese ndëshkuese edhe si qeveri. Ky është një nga prioritetet tona dhe për këtë arsye do të vazhdojmë të krijojmë kushte të mira”, deklaroi Deskoska.