Ballina Lajmet TIKA mbështetje në fushën e arsimit Maqedonisë së Veriut

TIKA mbështetje në fushën e arsimit Maqedonisë së Veriut

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) realizoi një projekt të ri për turqit jorukë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke pajisur ndërtesën e re shkollore të fshatit Gjokçeli në juglindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga TIKA, shkolla fillore në fshatin malor Gjokçeli të banuar nga turqit jorukë, 10 kilometra nga qendra e Komunës së Dojranit, u furnizua nga agjencia turke me pajisjet e nevojshme.

Shkolla me dy klasa në fshatin me 130 banorë është ndërtuar rishtazi nga komuna në vend të ndërtesës së vjetër të ndërtuar në vitin 1976.

Në ceremoninë e hapjes së shkollës morën pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, Milla Carosvska, koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov, zyrtarë dhe drejtues, banorë vendas me veshje tradicionale dhe nxënës.

Ministrja Carovska, në fjalën e saj tha se arsimimi në një mjedis të shëndoshë dhe të qetë në zonat rurale, sikurse edhe në qytete, lidhet edukimin e brezave cilësore dhe të dalluar në shoqëri.

Kryetari i komunës, Angov, falënderoi TIKA-n për mbështetjen e ofruar për rajonin e Dojranit, duke theksuar se fshati Gjokçeli u bë me një shkollë të re ku do të ofrohet arsim në kushte moderne falë punës së përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.

Nga ana tjetër, koordinatori i TIKA-s, Söğüt, tha se agjencia turke deri më tani ia ka dorëzuar shtetit të Maqedonisë së Veriut 40 shkolla, të pajisura me qëllimin për të ofruar “arsim të barabartë për çdo fëmijë” dhe për të mundësuar kushte më moderne arsimimi.

“Uroj që këto punë në fushën e arsimit, që është pika kryesore e bashkëpunimit zhvillimor, që vazhduan me pajisjen e shkollës në Gjokçeli, të vazhdojnë të rriten në periudhën e ardhshme”, theksoi Söğüt.

Exit mobile version