Ballina Artikuj TIKA krijon ura bashkëpunimi nga Samarkandi deri në Ballkan – VIDEO

TIKA krijon ura bashkëpunimi nga Samarkandi deri në Ballkan – VIDEO

Zv. drejtori i TİKA-s Dr . Mahmut Çevik, tha se përkimi i inagurimit të Institutit Turkologjik të Samarkandës, të themeluar këtu e 102 vjet më parë, me ditën kur po 102 vjet më parë Turqia shpalli se ishte një shtet i pavarur, është një përkim kuptimplotë, duke theksuar se 23 prilli është shprehje e vendosur e pavarësisë së Republikës së Turqisë.

Zv. drejtori i TİKA-s Mahmut Çevik mbajti një fjalim në ceremoninë e inagurimit të Institutit të Studimeve Turkologjike dhe të Laboratorit të Gjuhës Turke në qytetin e Samarkandën në Uzbekistan, ku përcolli edhe përshëndetjet e turqve të Ballkanit nga trojet e autorëve turq. Kjo përshëndetje u prit me duartrokitje të zjarrta.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) pajisi me mjetet e duhura teknike Institutin e Studimeve Turkologjike dhe Laboratorin e Gjuhës Turke, themeluar pas 102 vjetësh si pjesë e Universitetit Shtetëror të Samarkandës në Uzbekistan.

– Themelimi i institucionit u bë me direktivën e presidentit Erdoğan

Gjatë vizitës së tij në Uzbekistan, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan shprehu dëshirën për ngritjen e një institucioni arsimor për formimin e specialistëve nga të dyja vendet në fushën e kulturave dhe gjuhëve të botës turke dhe si rezultat i konsultimeve mes Universitetit Shtetëror të Samarkandës dhe TİKA-s, u vendos të themelohej një Institut i Turkologjisë në kuadër të universitetit në fjalë kurse TİKA mori përsipër pajisjen teknike të këtij institucioni që u inagurua së fundmi me një ceremoni.
Instituti i Turkologjisë për herë të parë qe themeluar në vitin 1922, por në vitin 1930 i qe pezulluar veprimtaria nga Bashkimi Sovjetik dhe në vitet 1950 qe mbyllur.

– Përshëndetje për Samarkandën nga Balkani, trualli i autorëve të shquar turq

Në fjalimin që mbajti, Çevik foli për veprimtarinë e TİKA-s në Ballkan dhe tha se sillte përshëndetje dhe urime për hapjen e Institutit të Turkologjisë dhe të Laboratorit të Gjuhës Turke në Samarkandë nga trojet e Ballkanit ku rreth 12% e popujve vëllezër flasin turqisht, nga Kosova, atdheu i peotit tonë kombëtar Mehmet Akif Ersoy, nga Maqedonia, atdheu i Yahya Kemal Beyatlı dhe nga Shqipëria, atdheu i autorit të fjalorit të parë të turqishtes Şemsettin Sami, ndryshe Sami Frashëri.
Përshëndetja e turqve të Ballkanit e pëcjellë nga Çevik u prit me duartrokitje të zjarrta nga të pranishmit.

– Në ceremoninë e hapjes mori pjesë zv. drejtori i TİKA-s Dr. Mahmut Çevik

Në fjalimin që mbajti në ceremoninë e inagurimit të Institutit të Studimeve Turkologjike dhe të Laboratorit të Gjuhës Turke, zv. drejtori i TİKA-s Dr. Mahmut Çevik vuri në dukje se TİKA ka filluar të ofrojë ndihmesën e saj për zhvillimin e Uzbekistanit menjëherë pasi ky vend fitoi pavarësinë dhe se deri sot ka ndërmarrë gati një mijë projekte në vend.
Në universitetin me traditën më të vjetër të turkologjisë, Çevikvërejti se në këto troje ku kanë lindur dhe jetuar kaq shumë personalitete madhorë të historisë, mendimit dhe botës besimore turke, studimet dhe kërkimet në fushën e Turkologjisë përbëjnë një veprimtari kuptimplote dhe të domosdoshme dhe shprehu krenarinë e të qenit pjesë e kësaj veprimtarie.
Duke theksuar se punimet që do të kryhen në fushat e gjuhës, historisë, letërsisë dhe të çdo lloj trashëgimie kulturore turke, shkurt në të gjithë lëmenjtë që përfshin disiplina e Turkologjisë, do të sjellin fryte të mëdha dhe uroi që në këtë qendër e cila do të bëjë të mundur orientimin e brezave të rinj në këto fusha, të formohen personalitete të mëdha si Ali Shir Nevaiu i cili i ka treguar botës forcën dhe bukurinë e gjuhës turke.

– Theksimi i 23 prillit dhe i 102 vjetorit

Zv. drejtori i TİKA-s Dr . Mahmut Çevik, tha se përkimi i inagurimit të Institutit Turkologjik të Samarkandës, të themeluar këtu e 102 vjet më parë, me ditën kur po 102 vjet më parë Turqia shpalli se ishte një shtet i pavarur, është një përkim kuptimplotë, duke theksuar se 23 prilli është shprehje e vendosur e pavarësisë së Republikës së Turqisë.

– Zv. rektori Eltazarov: Instituti i Studimeve Turkologjike u ngrit me mbështetjen e TİKA-s
Sipas lajmit të Anadolu Ajansı, edhe zv. rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore Rruga e Mëndafshit dhe drejtori i Institutit të Studimeve Turkologjike Juliboy Eltazarov, në fjalimin e inagurimit tha se bashkëpunimi midis dy vendeve, sidomos në fushën e arsimit, po zhvillohet nga dita në ditë.

Eltazarov vuri në dukje se në Uzbekistan, si një vend me lidhje të forta politike, ekonomike dhe kulturore me shtetet turke dhe popujt vëllezër, ndihej nevoja për hapjen e një qendre shkencore për studimin e gjuhës, letërsisë, kulturës dhe marrëdhënieve të botës turke dhe se qendra e inaguruar do të përpiqet për përmbushjen e kësaj nevoje.
Eltazarov gjithashtu bëri të ditur se Instituti i Studimeve Turkologjike është themeluar në bashkëpunim me Universitetet e Stambollit të Ankarasë dhe të Marmarasë dhe me mbështetjen financiare dhe teknike të TİKA-s dhe shprehu falënderimet për këtë mbështetje.

Më pas pjesëmarrësit bënë inagurimin e institutit dhe të laboratorit të ngritur me mbështetjen e TİKA-s në pajisje teknike.

Në ceremoni morën pjesë konsulli i Turqisë në Samarkandë Salih Caner, zv. prefekti i Samarkandës Hurshid Açilov, koordinatori i TİKA-s në Tashkent Cemalettin Tüney si dhe pedagogë e studentë të universitetit. /shenja

 

 

 

Exit mobile version