Ballina Kuriozitete Tigreshat e arta binjake kthehen në yje interneti

Tigreshat e arta binjake kthehen në yje interneti

Dy tigresha të rralla me gëzof në ngjyrë ari e qumështi dhe sy të mëdhenj të cilat qëndrojnë në një kopsht zoologjik në Tajlandë janë kthyer në një fenomen viral. Turma të tëra mblidhen për të parë shfaqjet e tyre ku ato performojnë numrat që kanë mësuar, raporton Reuters.

Tigrat e pazakontë të Bengalit si motrat Ava dhe Luna, 3 vjeçe, gjenden vetëm në qendrat e fertilizimit të kafshëve ose kopshte zoologjike, shpjegon trajneri i tyre.

Tigreshat binjake kanë lindur në këtë kopsht. Debutimi i tyre i parë ndodhi në qershor dhe u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Arena prej 500 vendesh e kopshtit zoologjik mbushet përplot 4 ditë në javë, gjatë të cilave tigreshat performojnë krah trajnerit.

Pigmenti i tyre i rrallë është pasojë e gjeneve recesive që i bën të kenë gëzof të trashë në ngjyrë ari të zbehtë dhe vija në  portokalli të lehtë.

Vetëm pak kohë më parë, një tjetër kopsht në Bangkok u bë i famshëm me një këlysh hipopotami, Moo Deng./

Exit mobile version