Një tifoz nga Katari është përkujdesur t’i provokojë lojtarët e Përfaqësueses së Serbisë pas humbjes nga Brazili në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Brazili e nisi mirë edicionin e sivjetmë të Kupës së Botës, duke marrë një fitore relativisht të lehtë me rezultat 2-0 ndaj Serbisë në kuadër të Grupit G.
Të dy golat për Selecaon u shënuan nga Richarlison, por i dyti ishte thjesht magjik me një goditje me gjysmë-gërshërë.
Megjithatë, vëmendjen e vodhi një tifoz në tribunat e stadiumit ‘Lusail Iconic’ me gjestin e tij pas ndeshjes.
Tifozi nga Katari kishte vendosur t’ia rikujtonte Serbisë humbje e para disa vitesh nga Zvicra dhe festën e famshme të futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Ai pa u menduar dy herë dhe në humor të mirë vendosi ta bëjë shqiponjën dykrenore me duar, me shqiponjën që identifikon shqiptarët.
“Albania” apo “Shqipëria” ishte fjala e vetme e tifozit nga Katari, i cili provokonte duke qeshur futbollistët e ekipit serb.