Tifozët ukrainas kërkojnë fitore ndaj Kosovës.
Rreth 200 tifozë ukrainas do të jenë sot të pranishëm në Shkodër për ta mbështetur ekipin e tyre në ndeshje me Kosovën.
Ata i kanë thënë “Zërit” se kanë bërë rrugë të largët dhe besojnë se lojtarët e Ukrainës do t’i shpërblejnë me fitore ndaj Kosovës, në ndeshjen që fillon në orën 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.
“Sonte duam të fitojmë ne. Na duhet fitorja më shumë se juve, pasi ne duam të shkojmë në Botëror”, thanë njëzëri ata.