Tifozët kanë mbushur tashmë shkallët e stadiumit para ndeshjes hapese të Kupës së Botës në mes të nikoqirit Katarit dhe Ekuadorit.
Ka mbetur vetëm edhe pak më shumë se një orë para nisjes së edicionit të 22-të të Kampionatit Botëror.
Ndeshja e cila do të hap Kupën e Botës “Katar 2022”, është ajo mes nikoqirit Katarit dhe Ekuadorit e vlefshme për Grupin A.
Kjo ndeshja pritet të fillojë nga ora 17:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin ‘Al Bayt Stadium’ të Al Kohr.
Megjithatë, tifozët kanë mbushur tashmë shkallët e stadiumit dhe po e presin me entuziazëm nisjen e Kupës së Botës.
Është vet faqja zyrtare e FIFA-s e cila ka publikuar fotografi me shkallët e stadiumit të stërmbushura me tifozë