Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tifozët e PSG-së me mesazh solidariteti për Palestinën

Tifozët e PSG-së me mesazh solidariteti për Palestinën

Tifozët e klubit të futbollit Paris Saint-Germain (PSG) vendosën banerë mbrëmjen e kaluar në shenjë solidariteti me Palestinën gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve të UEFA-s kundër Atletico Madridit.

“Palestinë e lirë” ishte shkruar në një baner të madh në gjuhën angleze. Para se ndeshja në “Parkun e Princave” të Parisit të fillonte, tifozët ngritën edhe një baner pak më të vogël me mesazhin “Betejë në fushë, por paqe në botë” në gjuhën frënge.

Ndeshja e katërt e raundit të Ligës së Kampionëve përfundoi me fitoren e mysafirëve nga Madridi me rezultatin 2:1.

Izraeli vazhdon ofenzivën brutale në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023. Në sulme janë vrarë gati 43.400 njerëz.

Izraeli po përballet me akuzat për genocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

Exit mobile version