“Tifozat kuq e zi” lihen pa bileta për ndeshjet e Kombëtares

Gjatë kësaj jave, Kombëtarja Shqiptare do të nisë rrugëtimin në kualifikueset për Botërorin 2026.

Mirëpo sot është bërë e ditur se tifogrupi i njohur i Kombëtares “Tifozat kuq e zi”, do të lihen pa bileta për ndeshjet e ardhshme ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Arsyeja siç është cekur nga vetë faqja e këtij tifogrupi në Facebook, është sepse nuk do të ketë bileta të pararezervuara për tifogrupin dhe se FSHF-ja se dëshirojnë gjithëpërfshirje dhe mundësi edhe për ata që nuk janë pjesë e grupeve tifozerike.