Njerëz të panjohur të një partie politike kanë thyer heshtjen zgjedhore, ku kanë shkarravitur një veturë në Negotinë me mbishkrime të një partie politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komentuesit në rrjetet sociale thonë se mënyra të këtilla shprehin pafuqinë e një partie, e cila përballet me një rënie dërrmuese në zgjedhjet e 11 dhjetorit.