Thuajse gjysma e kompjuterëve nuk janë të pajtueshëm me Windows 11

Nuk është RAM ai që pengon këto kompjuter duke qenë se 92% e kompjuterëve të punës pjesë e anketës kanë sasinë e memories së nevojshme.

Afro 30 milionë kompjuterë pune nga 60 mijë kompani e organizata në mbarë botën nuk janë të pajtueshëm me Windows 11-ën.

Vetëm 57.26% janë të disponueshëm për të kaluar në Windows 11 dhe mbi 40% nuk përmbushin standardet e versionit më të fundit të sistemit operativ.

E gjithë situata kontroverse u shkaktua nga kërkesa e Microsoft për TPM 2.0, një çip sigurie prezent vetëm në procesorët e fundit. Microsoft dëshiron që përdoruesit të kenë të paktën një procesor Intel të gjeneratës së 8-të ose AMD Zen 2 por kompania është duke konsideruar të lejojë disa çip Intel të gjeneratës së 7-të dhe AMD Zen 1.

Nuk është RAM ai që pengon këto kompjuter duke qenë se 92% e kompjuterëve të punës pjesë e anketës kanë sasinë e memories së nevojshme.

Vetëm 57% e sistemeve përmbushin kriteret e procesorit dhe 64% të TPM-së. Kërkesat e Microsoft janë të domosdoshme por nuk do të thotë se përdoruesit nuk instalojnë dot Windows 11-ën në sistem të papajtueshme, megjithatë nuk marrin dot përditësime automatike./PCWorld Albanian