Mosseri gjithashtu tha se Instagram ka punuar në këtë veçori prej disa muajsh gjithashtu. Ditën e djeshme CEO i Meta MArk Zuckerberg tha se Threads ka mbi 100 milionë përdorues aktivë në ditë dhe është hera e parë që kompania zbulon një shifër të tillë.
Threads ka filluar të testojnë opsionin për planifikimin e postimeve sipas drejtuesi të Instagram Adam Mosseri.
“Replikat nuk mund të planifikohen,” shpjegoi ai duke shtuar se Threads po përpiqet të gjejë një rrugë të mesme mes kontrollimit të postimeve të Threads por duke inkurajuar bisedat në kohë reale.
Mosseri gjithashtu tha se Instagram ka punuar në këtë veçori prej disa muajsh gjithashtu. Ditën e djeshme CEO i Meta MArk Zuckerberg tha se Threads ka mbi 100 milionë përdorues aktivë në ditë dhe është hera e parë që kompania zbulon një shifër të tillë.
Threads gjithashtu ka 300 milionë përdorues aktivë në muaj. Mosseri reagoi edhe në lidhje me nocionin se Bluesky dhe rritja e popullaritetit të këtij të fundit ka qenë motivimi kryesor pas shtimit të shpejtë të veçorive të reja në Threads. Ai tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë ndërsa Bluesky mbetet shumë më i vogël sesa i pari.
Lidhur me veçorinë, Instagram nga ana tjetër ka ofruar prej kohësh opsionin për të planifikuar postimet por këtë javë tha se ishte duke punuar për ta sjellë edhe në mesazhet direkte.