Ballina Arritje Teknologji Threads shtoi 35 milionë përdorues të rinj gjatë Nëntorit

Threads shtoi 35 milionë përdorues të rinj gjatë Nëntorit

Në të njëjtën kohë platforma rivale Bluesky ka parë interes të shtuar. Në fillim të muajit arriti në 15 milionë përdorues dhe vijoi të shtojë përdorues të rinj çdo ditë. Sot ka 22 milionë përdorues.

Meta tha se aplikacioni Threads mori 35 milionë regjistrime gjatë muajit Nëntor dhe në tre muajt e fundit ka pasur më shumë se 1 milionë regjistrime në ditë.

20 milionë prej këtyre regjistrimeve kanë ardhur që prej datës 14 Nëntor ndërsa shefi i Instagram dhe Threads Adam Mosseri ishte shprehur që dy javë më parë kishte grumbulluar 14 milionë regjistrime.

Në të njëjtën kohë platforma rivale Bluesky ka parë interes të shtuar. Në fillim të muajit arriti në 15 milionë përdorues dhe vijoi të shtojë përdorues të rinj çdo ditë. Sot ka 22 milionë përdorues.

Ky zhvillim nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e Threads ndërsa javët e fundit një numër ndryshimesh janë aplikuar, pjesërisht edhe në përgjigje të rritjes së Bluesky.

Exit mobile version