Ballina Arritje Teknologji Threads lançon kohështrirjet e personalizuara

Threads lançon kohështrirjet e personalizuara

Vetëm pesë ditë pasi Meta filloi testimin e kohështrirjeve të personalizuara në Threads kompania filloi ti bënte të disponueshme për të gjithë përdoruesit.

Me kohështrirjet e personalizuara përdoruesit mund të ndjekin tematika dhe llogari në një të vetme duke e bërë të lehtë që të qëndrojnë të informuar në lidhje me gjëra specifike.

Për të krijuar kohështrirjet e personalizuara mjafton të kërkoni për një tematikë dhe të klikoni menunë ngjitur me fushën e kërkimit dhe më pas “Create new feed”.

Mund të shtoni llogari individuale në këtë kohështrirje. Lançimi i shpejtë vjen nga presioni në rritje prej Bluesky që po rritet në popullaritet. Ditën e djeshme kjo e fundit kapërceu 20 milion përdorues.

Por Threads është ende shumë më popullor se Bluesky, siç ka theksuar së fundmi kreu i Instagramit Adam Mosseri.

Javën e kaluar, Mosseri njoftoi se Threads kishte parë tashmë më shumë se 15 milionë regjistrime vetëm në nëntor dhe përsëriti se po merrte më shumë se një milion regjistrime në ditë.

Exit mobile version