Ballina Arritje Teknologji Threads arrin në 200 milionë përdorues

Threads arrin në 200 milionë përdorues

Herën e fundit që Zuckerberg raportoi muajin e kaluar për përvjetorin e Threads, ai tha se aplikacioni kishte 175 milionë përdorues.

Aplikacioni Threads ka kaluar 200 milionë përdorues aktive sipas ekzekutivit të Meta Adam Mosseri. Lajmi vjen një ditë pasi Mark Zuckerberg tha se shërbimi ishte pranë këtij objektivi ndërsa fliste për financat e Meta.

Ndërsa Threads është ende i vogël krahasuar me aplikacionet e tjera të Meta, është shumë më shpejtë. Herën e fundit që Zuckerberg raportoi muajin e kaluar për përvjetorin e Threads, ai tha se aplikacioni kishte 175 milionë përdorues.

CEO i kompanisë ka spekuluar se ky mund të jetë aplikacioni i radhës me mbi 1 miliardë përdorues. Ndërsa aplikacioni vijon të rritet, sfida e radhës e Meta është monetizimi i Threads i cili aktualisht nuk ka as reklama e as një model biznesi.

Edhe pse Threads ka arritur të përfitojë nga kaosi i krijuar me rrjetin social X pasi Musk e mori në pronësi, Meta ende po mendon për pozicionimin e aplikacionit i cili shihet si një alternativë e X.

Exit mobile version