Në Prill platforma arriti 150 milionë përdorues aktivë në muaj ndërsa në Gusht 200 milionë.
Rrjeti social i Meta, Threads, tashmë ka 275 milionë përdorues aktivë në muaj tha kompania ditën e Dielë.
“Ditën e djeshme kapërcyem 275 milionë përdorues aktivë në Threads,” tha Adam Mosseri, ekzekutivi i Meta që drejton Threads dhe Instagram.
Threads u lançuar në Korrik të 2023 në përpjekje për të përfituar nga miliona përdorues që po largoheshin nga X pasi Elon Musk e bleu platformën. Rrjeti social është rritur me shpejtësi dhe shndërruar në një prej lojtarëve madhorë në këtë industri.
Në Prill platforma arriti 150 milionë përdorues aktivë në muaj ndërsa në Gusht 200 milionë.
Kjo do të thotë se që prej muajit Gusht, brenda 3 muajve, platforma shtoi 75 milionë përdorues. Javën e kaluar CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se 1 milionë njerëz regjistrohen çdo ditë në Threads.