Provinca Deir Az Zor është një nga fortesat e fundit të organizatës terroriste ISIS, e cila thuhet se ka marrë fund. Por megjthatë, pasojat e saj po vazhdojnë ti godasin edhe më tej grupet e pambrojtura në Siri, të cilat as që e dinë se nga kush po u vie vrasja.
Siri, 27 Nentor
Të paktën 80 pesona janë vrarë në pak se 24 orë nga granatimet e qeverive ruse dhe siriane në pjesët lindore dhe jugore të Sirisë.
Shumica e të vrarëve ishin civilë.
Në provincën lindore të Deir Az Zorit, avionët rus goditën fshatin al-Shafah në bregun lindor të lumit Eufrat, duke vrarë rreth 51 njerëz.
Katër të tjerë u vranë në një sulm në fshatin Darnaj, duke rritur numrin e të vdekurve në provincë në 55.
Provinca Deir Az Zor është një nga fortesat e fundit të organizatës terroriste ISIS, e cila thuhet se ka marrë fund. Por megjthatë, pasojat e saj po vazhdojnë ti godasin edhe më tej grupet e pambrojtura në Siri, të cilat as që e dinë se nga kush po u vie vrasja. /MESAZHI/