Thojini lamtumirë insekteve në shtëpi me këtë produkt natyral

Dje ishin tek dritarja, sot i sheh në kuzhinë, të nesërmen nuk e di se kush do të jetë destinacioni i radhës. Janë të bezdisshme dhe ndonjëherë as produktet e posaçme nuk arrijnë t’i largojnë.

Bëhet fjalë për milingonat dhe insektet e kudogjendura thuajse në çdo cep të shtëpisë. Një mënyrë natyrale për t’i zmbrapsur ato është përdorimi i uthullës.

Spërkatni me uthull të gjitha vendet ku keni parë të ecin milingona apo insekte të tjera. Në një shishe spraj shtoni gjysmën e saj me uthull dhe gjysmën tjetër mbusheni me ujë.

Shtoni në të vaj menteje apo ndonjë lloj tjetër vaji agrumesh qoftë portokalli apo limoni.

Duke i  shtuar këto përbërës do të mund të japë një efekt më të madh në zhdukjen e këtyre gjallesave të vogla.

Përdoreni për disa ditë rresht dhe nuk do ta keni më kënaqësinë të shihni një varg milingonash teksa vijnë nën derën tuaj dhe as tek ngjiten në dritare./tesheshi.com/