Një sulm racist ka ndodhur ndaj ndërtesës së Komunitetit Islam (IGGÖ) në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i IGGÖ, Ibrahim Olgun në një deklaratë për AA lidhur me çështjen tha se njerëz ende të paidentifikuar kanë shkruar në pjesën e jashtme të ndërtesës “Ndaloni islamizmin”.
Duke theksuar se si xhemati musliman në Austri ndodhet për më shumë se 100 vite, Olgun tha se “Asnjëherë nuk kemi patur për qëllim që të kemi një lëvizje për islamizim. Ne këtu vetëm po i përmbushim përgjegjësitë tona lidhur me kërkesat e popullit musliman që jetojnë këtu. Ne kurrë nuk kemi detyruar jomuslimanët që të bëhen muslimanë. Ne përpiqemi t’i ndihmojmë ata që shprehin interesim për fenë Islame”.
Duke shprehur keqardhjet për sulmin e ndodhur, Olgun bëri të ditur se brenda tyre kanë edhe një qendër e cila i regjistron sulmet ndaj muslimanëve.
“Për fat të keq në vitet e fundit ka një rritje të sulmeve ndaj xhamive, muslimaneve të mbluara dhe popullit musliman. Jemi të shqetësuar lidhur me shpesh po ia shprehim këtë autoriteteve zyrtare”, tha Olgun.
“Njësitë e sigurisë duhet t’i marrin masat e nevojshme”
Olgun po ashtu tha se mesazhi i cili dëshirohet të përcillet me këtë sulm ndaj qendrës e cila i përfaqëson muslimanët në këtë vend është se “Pa marrë parasysh se sa shumë jeni a po sa xhamia i keni, nëse duam ne vijmë deri në qendrën tuaj dhe e sulmojmë atë. Ne nuk trembemi nga asgjë dhe nga asnjë fuqi”.
Duke theksuar se pas sulmit do të rriten masat e sigurisë, Olgun tha se po shpesh po i ekspozohen sulmeve me fjalë nëpërmjet telefonit, e-maileve dhe postës, por që nuk po i lënë vend provokimeve duke vepruar me matje.
“Frikësohemi të dalim në rrugë”
Ai tha se njësitë e sigurisë nuk ua kanë dhënë mbështetjen e nevojshme pas këtij sulmi, Olgun tha se “Presim nga njësitë e sigurisë në Austri që të japin dënime më bindëse ndaj atyre që realizojnë sulme ndaj muslimanëve. Por, për fat të keq deri më tani nuk e kemi parë një qëndrim të tillë”.
Duke shprehur dëshirën për zvogëlimin e sulmeve ndaj muslimanëve në Austri, Olgun tha se muslimanët të cilët jetojnë në këtë vend janë të shqetësuar për shkak të rritjes së këtyre sulmeve.
“Ndonjëherë frikësohemi të dalim në rrugë. Posaqërisht gratë të mbuluara e përjetojnë këtë ndjenjë më shumë. Presim nga autoritetet zyrtare dhe forcat policore që të marrin masa më bindëse kundër sulmeve të kryera ndaj muslimanëve të cilët jetojnë si në Austri ashtu edhe në vende të ndryshme të Evropës”, tha Olgun.