Skuadra shqiptare, Egnatia mbrëmë u mposht minimalisht 1:0 ndaj Borac Banja Luka në ndeshjen e parë të UEFA Champions League.
Gjatë ndeshjes kishte shumë thirrje raciste, madje dhe parulla të vendosura për Kosovën, shkruan Indeksonline.
Kur lojtarët shqiptarë i panë këto gjëra, shkuan te gjyqtari dhe e ndërpritën ndeshjen për disa minuta.
Megjithatë, gjyqtari riktheu lojtarët në fushë dhe ndeshja vazhdoi, ku skuadra nga Bosnja dhe Hercegovina shënoi në minutat e fundit me anë të Hrelja.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA pritet që t’i dënojë boshnjakët për këtë gjest josportiv dhe politik.