Kryetari i Komunës së Deçanit, njëherësh anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve, sidomos atyre të rajonit të Dukagjinit, nga partitë në pushtet, që mos ta votojnë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se ky version i demarkacionit është i dëmshëm për Kosovën.
Selmanaj është shprehur i bindur se koalicioni qeverisës nuk do t’i ketë votat për ta kaluar demarkacionin.
Kryetari i Deçanit ka folur edhe për mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë.
Ai është shprehur i bindur se Haradinaj do të kthehet më 2 mars në Kosovë, por në rast të kundër, thotë se mund të ketë destabilizim të situatës.