Thirrje për ndalim të shitjes së ibuprofenit, shkak rreziku për sulm në zemër
Dhimbjeqetësuesit e njohur ‘duhet të shiten vetëm në farmaci, në sasi të limituar dhe në doza të ulta’.
Ibuprofeni nuk duhet të shitet në të gjithë vendin, thanë hulumtuesit pasi që zbuluan rritjen e rrezikut të arrestit kardiak për 31% në raste kur përdoret ky ilaç.
Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës gjetën se përdorimi i NSAIDs (non-steroidal anti-inflammatory drugs), siç është diklofenaku, paraqet shtim të rrezikut të arrestit kardiak – ku zemra papritur ndërpret qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, transmeton Gazeta Shneta.
“Mundësia e blerjes së këtyre ilaçeve pa ndonjë përshkrim të mjekut, dhe pa ndonjë këshillë ose kufizim, është një mesazh për publikun se këto ilaçe janë të sigurta për përdorim”, tha Gunnar Gisalon, udhëheqës i studimit.
“NSAIDs duhet të përdoren me kujdes dhe me një indikacion valid. Ato duhet të shmangen nga pacientet me sëmundje kardiovaskulare ose shumë faktor tjerë që lidhen me rreziqet kardiovaskulare.”
“Nuk mendoj se këto ilaçe duhet të shiten në çdo vend ku mungojnë këshilla profesionale për përdorimin e tyre.”
Përdorimi i këtyre ilaçeve rrisin rrezikun e arrestit kardiak për 31%. Përdorimi i ibuprofenit dhe diklofenakut, si dy nga NSAIDët më të përdorur rrisin rrezikun për 31% dhe 50% respektivisht.
Ato mund të shkaktojnë edhe ngushtimin e arterieve dhe rritjen e shtypjes së gjakut. /Gazeta Shneta/