Ballina Autorë Opinione Thirrje për mbrojtjen e vlerave morale dhe tradicionale

Thirrje për mbrojtjen e vlerave morale dhe tradicionale

Behar Avdiu

Të nderuar politikanë,

Ne mund të durojmë mungesën e bukës, por nuk mund të pranojmë rrënimin moral që na imponohet përmes amoralitetit dhe devijimeve që shkojnë kundër natyrës, siç është promovimi i ideologjive që shkatërrojnë familjen, traditat dhe besimet tona.

Ne mund të përballojmë edhe më të vështirat kushte të jetesës, por nuk mund të durojmë injorimin tuaj ndaj zërit të shumicës, të cilët kërkojnë mbrojtjen e vlerave tradicionale dhe familjare. Injorimi juaj nuk na lë më të heshtim, sepse të luftosh për bukën e gojës është një çështje mbijetese, por të mbrosh moralin është një çështje nderi.

Ju ftojmë të dëgjoni popullin që përfaqësoni dhe të veproni për të mbrojtur vlerat tona, sepse asnjë komb nuk ka të ardhme kur humb shpirtin dhe dinjitetin e tij moral.

Me respekt dhe shpresë për reflektim,

Një qytetar i përkushtuar ndaj vlerave dhe të ardhmes së kombit.


Behar Avdiu

Exit mobile version