Mesfushori Thiago Alcantara nuk pritet të largohet nga Liverpooli në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.
“The Sun” shkruan se drejtuesit e Liverpoolit tashmë kanë nisur negociatat me Thiagon për rinovimin e kontratës.
Po ashtu, edhe Thiago është i interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin me ekipin anglez, të cilit iu bashkua në vitin 2020.
32-vjeçari në këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për shkak të lëndimit, por prej fillimit të janarit do të jetë në dispozicion të trajnerit Juergen Klopp.
Me rinovimin e kontratës, Thiago do të mbetet pjesë e Liverpoolit deri në vitin 2025 dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Para Liverpoolit, Thiago ka bërë karrierë edhe te Bayern Munichu e Barcelona.