Therret me thikë kirurgu musliman në Britani

Një kirurg musiman në Britani të Madhe është therur me thikë teksa ishte rrugës për në xhami. Ai u therr nga sulmuesit që nuk kursyen as fyerjet e as dhunën me thikë ndaj tij.

Viktima e sulmit islamofob është një burrë 58-vjeçar, i quajtur Nasser Kurdy. Dr Kurdy u dërgua në spital me një plagë në qafë.

Saktësisht ai u sulmua jashtë Qendrës Islame Altrincham në Grove Lane në qytetin e Mançesterit.

Plaga e tij është mjaft e madhe, por ka pasur fat që nuk ka prekur venat kritike. /MESAZHI/