Therret me thika i riu kosovar në mes të Mynihut

Një djalë 25 vjecar nga Gjilani është goditur disa herë me thikë nga kater persona të pajohur, të cilët e kanë sulmuar dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportimit nga portali JOQ.al, 25 vjecari i cili njihej me nofkën Cani është sulmuar në orën 10 të mbrëmjes, dhe atë në qendër të qytetit të Mynihut.

Djali, gjendja e të cilit raportohet të jetë shumë e rëndë, është goditur 15 herë, dhe gjasat për ti mbijetuar këtij sulmi janë të vogla.

I riu ishte i martuar me një shtetase gjermane dhe ishte baba i një fëmije të vogël. /MESAZHI/