Ballina Lajmet Kosovë Therja me thikë afër shkollës “Sami Frashëri” – tre të lënduar

Therja me thikë afër shkollës “Sami Frashëri” – tre të lënduar

Tre persona janë lënduar, dy prej të cilëve dyshohet që lëndimet i kanë marrë nga një mjet i prehtë në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësja e policisë për Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka thënë se personat e lënduar janë dërguar por trajtim mjekësor, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin

“Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” ka deklaruar ajo

Exit mobile version