Themeluesit e kompanisë BioNTech, Ugur Sahin dhe gruaja e tij Ozlem kanë treguar se vaksina e tyre është efektive ndaj mutacioneve të virusit. Ata janë shprehur gjithashtu se po punojnë për një vaksinë për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç.
Të pyetur nëse pandemia do të përfundojë deri në pranverën e ardhshme, ata thanë:
“Varet nga mënyra se si e përcaktojmë fundin. Le ta themi kështu: Covid-19 do të bëhet më pak i frikshëm. Deri në pranverë, një numër i madh njerëzish do të jenë vaksinuar ose do të sëmuren. Sëmundja nuk do të jetë aq e rëndë tek njerëzit që janë vaksinuar ose tashmë janë vaksinuar. Si shoqëri, kemi 60 ditë para nesh për t’i shpëtuar një dimri të vështirë. Ne duhet të mobilizojmë njerëzit që të vaksinohen.”
Ata kanë deklaruar se mutacionin Delta nuk është një super mutacion, mund të transmetohet më shpejt, por vaksinat janë përgjigjur mirë.
Në fund ata janë theksuan se nuk mund të kontrollojnë variantin Delta pa dozën e tretë.
“Ne nuk do të jemi në gjendje të kontrollojmë me sukses mutacionin Delta pa një dozë përforcuese. Një dozë e tretë do të ketë përqendrime shumë të larta të antitrupave, proporcional me apo edhe më të lartë se ato të dozës së dytë.” /tiranapost