Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur në Kinë

Ai kaloi manjatin e ujit mineral Zhong Shanshan, i cili ra në vendin e dytë ndërsa pasuria e tij u tkurr me 24 përqind në 47.9 miliardë dollarë.

Themeluesi i ByteDance Zhang Yiming është njeriu më i pasur i Kinës me një pasuri personale prej 49.3 miliardë dollarësh.

41-vjeçari Zhang i cili dorëzoi rolin e tij si ekzekutiv i ByteDance në 2021, bëhet individi i 18-të që kurorëzohet si njeriu më i pasur që kur Lista Hurun e më të pasurve në Kinë ka filluar të përpilohet 26 vite më parë.

Ai kaloi manjatin e ujit mineral Zhong Shanshan, i cili ra në vendin e dytë ndërsa pasuria e tij u tkurr me 24 përqind në 47.9 miliardë dollarë.

Pavarësisht betejës ligjore në SHBA, ByteDance shikoi të ardhurat e saj globale të rriten me 30 përqind në 110 miliardë dollarë vitin e kaluar tha Hurun duke shtuar kështu pasurinë e Zhang.

I treti në listë ishte themeluesi i Tencent Pony Ma. Numri i miliarderëve të Kinës ra me 142 në 753. Goditjen më të madhe e kanë marrë bizneset e përfshira në prona të patundshme ndërsa biznesi i pajisjeve konsumatorë elektronike është rritur me shpejtësi. Rasti i themeluesi të Xiaomi Lei Jun pasuria e të cilit u rrit me 5 miliardë e dëshmon këtë.