Themeluesi i Telegram lirohet nga paraburgimi por nuk largohet dot nga Franca

Ai u arrestua në Paris ditën e Shtunë ndërsa u lirua nga paraburgimi pasi pagoi 5 milionë euro.

CEO i Telegram Pavel Durov është akuzuar formalisht nga prokurorët Francezë ndërsa i ndalohet largimi nga vendi gjatë kohës që miliarderi Rus do të jetë nën hetim.

Durov akuzohet se ka shpërndarë pornografi fëmijësh, drogë dhe hakuar softuer përmes platformës së komunikimit që ai ka themeluar ndërsa në të njëjtën kohë ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit për këtë aktivitet të paligjshëm në Telegram.

Ai u arrestua në Paris ditën e Shtunë ndërsa u lirua nga paraburgimi pasi pagoi 5 milionë euro. Durov i është kërkuar të qëndrojë në Francë nën vëzhgimin e gjykatës dhe të bëjë një kontroll çdo dy javë pranë policisë gjatë kohës së hetimit.

Hetimi mund të marrë muaj e mbase edhe vite. Kjo do të thotë se Durov, i cili njihet për udhëtimet e tij të shumta në vende të ndryshme të botës, do të ngelë në Francë për një periudhë të pacaktuar gjer sa akuzat të provohen ose refuzohen nga gjykata.