Thellohet kriza e Barcës, mposhtet edhe nga Atletico

Atletico Madrid ka arritur të fitoj derbin e xhiros së tetë ndaj Barcelonës.

‘Madrilenët’ kanë triumfuar me rezultat të pastër prej 2-0 ndaj Barcelonës.

Të dy golat e takimit u shënuan gjatë pjesës së parë, fillimisht me anë të Thomas Lemar (23′), dhe Luis Suarez (44′).

Goli i Suarezit nënkupton që uruguajani tani i ka shënuar të gjitha skuadrave ndaj të cilave është ballafaquar në La Liga (31/31).

Kjo është humbja e parë e Barcelonës në La Liga, duke mbetur aktualisht në pozitën e 10-të me 12 pikë të mbledhura në shtatë xhiro, gjersa Atletico me këtë fitore pozicionohen në pozitën e dytë momentalisht me 17 pikë të mbledhura.