Ballina Lajmet Kosovë Thaci zbulon planet para takimit me Vuçiçin

Thaci zbulon planet para takimit me Vuçiçin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të takohet nesër në Bruksel me homologun serb Aleksandar Vucic. Por para se të niset për në qendër të BE-së, Thaçi ka zbuluar planet dhe qëllimet e këtij lidhur me takimin që do të mbajë me Vuçiçin, por edhe me Mogerinin dhe zyrtare tjere te BE-se.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Nesër, në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me zonjën Mogerini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit.

Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Duke marrë në kosideratë detyrat e shumta që i presin institucionet e reja që duhet të krijohen pa humbur kohë, ftoj për untitet të gjitha partitë politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha çështjet e interesit shtetëror.

Exit mobile version