Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës arrestoi Murat Jasharin, si të dyshuarin kryesor për sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi.
Mirëpo, cak i Jasharit dhe grupit të tij, i cili tashmë operon në tri shtete, nuk ishte vetëm Azem Vllasi.
“Zeri.info”, nga burime të saj brenda AKI-së, ka mësuar mbrëmë se në këtë listë të “tradhtarëve”, përshiheshin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, lideri i “Nismës”, Fatmir Limaj dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Tërë këto figura janë përfshirë në këtë listë, pasi që Jashari bashkë me grupin e tij, i ka cilësuar si “tradhtarë të kombit”, me ç’rast planet për vrasjen e tyre janë bërë në Kosovë, në Maqedoni dhe Zvicër.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, “Zeri.info”, raportoi se atentatori i Vllasit është vëllai i Ismet Jasharit, i njohur si komandant “Kumanova”, dhe i ish-deputetit të BDI-së, Xhemajl Jashari.