Thaçi thirrje Sirisë e Rusisë t’i ndalin sulmet ndaj ushtarëve turq

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për sulmin ndaj forcave ushtarake të Turqisë brenda territorit sirian.

Thaçi, ka dënuar këto sulme derisa përmes një mesazhi në Twitter, thotë se Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s.

“Kosova rreshtohet me aleatët e saj të NATO-s në dënimin e sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq pranë Idlibit, nga regjimi sirian dhe nga Rusia. Ne i bëjmë thirrje Sirisë dhe Rusisë që t’i ndalin menjëherë sulmet, dhe të lejojnë qasjen humanitare në zonë”, shkruan Thaçi, transmeton Koha.net.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka nxitur të premten Rusinë dhe Sirinë që ta ndalin ofensivën e tyre në Idlib, duke thënë se aleanca ushtarake është në solidaritet të plotë me Turqinë, anëtare e saja, e cila ka humbur 33 ushtarë gjatë një sulmi ajror të forcave qeveritare siriane.

“U bëj thirrje atyre që ta ndalin këtë ofensivë, ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe t’i mbështesin përpjekjet e OKB-së për një zgjidhje paqësore”, ka thënë Stoltenberg.

Hashim Thaçi@HashimThaciRKS

#Kosovo aligns with our @NATO allies in condemning the air strikes on Turkish soldiers near Idlib by the Syrian regime and Russia. We call Syria and Russia to immediately stop the attacks and allow humanitarian access in the area. CC: @jensstoltenberg