Thaçi: Themelimi i Ushtrisë tanimë është domosdoshmëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar edhe njëherë se ushtria e Kosovës duhet të ndodhë tani.

Ai tha se ushtria e Kosovës duhet të bëhet tani dhe se Kosova është vonuar më iniciativën për themelimin e forcave të armatosura.

I pyetur se kush e ka vonuar krijimin e Forcave të Armatosura, ai tha se sot s’jam këtu që të drejtojë gishtin ndaj partive politike , por për shkak të interesave elektorale është shtyrë ky proces. Nga ajo kohë tha ai , ky proces ka qenë i mbyllur në sirtarë tash e tri vjet.

“ Iniciativa ime është ligjore dhe drejtë , është një proces i pandalshëm dhe se n nuk ka konfrontim me partnerët ndërkombëtar . Jam në favor që ushtria të krijohet me ndryshime kushtetuese, por kam qenë i ndërgjegjshëm që të ndërmarrë inicialen për krijimin e ushtrisë edhe nismë ligjore”, tha presidenti Thaçi.

Sipas tij,l askush nuk e ka të drejtën që të vejë veto mbi krijimin e ushtrisë.

“Me ndryshime kushtetues serbët e kanë të drejtën që të bëjnë veto, por me ligj nuk e kanë . E ritheksojë edhe njëherë se askush nuk do të drejtë të bëjë veto për krijimin e ushtrisë”, tha ai.

Presidenti theksoi se ky proces do të përmbyllet me përfshije sa më të gjerë dhe graduale të gjithë spektrit politik përfshirë edhe serbët, por edhe në partneritet me ndërkombëtarët.

“Kosova a do ta ketë ushtrinë, por nuk është më rëndësi dita dhe data. Por që Kosova do të behet me ushtri më përkrahjen e SHBA-ve dhe NATO-s. Ne do t’i shterim të gjitha mundësitë për krijimin e ushtrisë dhe do të diskutojmë më komunitetin serb. Ne do të punojmë për ndryshime kushtetuese , por veto askush nuk do të vejë për krijimin e ushtrisë”, tha Presidenti Hasim Thaçi në Forumin FOL Hapur, që organizohet nga Lëvizja Fol.

Sipas tij, Qeveria do t’i kryejë obligimet e tyre dhe ato janë pozitive dhe ato do të dërgohen në Kuvend .

“Nuk duhet të nxitohemi për ndonjë datë të caktuar për të dëmtuar dialogun e brendshëm k që kemi filluar me serbët , por as nuk do të vonohemi”, tha Thaçi.