Presidenti Hashim Thaçi është takuar në Nju Jork me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Takimi ka ndodhur gjatë vizitës së tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të takimeve në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Lajmin për takimin e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes llogarisë së tij në Twitter.
“Takim i mrekullueshëm me Presidentin Erdoğan.Turqia ka qenë partnere strategjike e Kosovës që të sigurojë njohje në skenën botërore”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti Thaçi sonte pas mesnatës do të ketë një takim të shkurtër edhe me Presidentin Donald Trump.