Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar zgjedhjen e Frank-Walter Steinmeir si president i Gjermanisë.
Në një postim në rrjetin social facebook, ai ka shkruar se Stenimeir dhe kancelarja Merkel do t’i adresojnë përgjegjësitë dhe sfidat e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net
“Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Ai është shprehur i bindur se zgjedhja e Steinmeier si president, do t’i rris bashkëpunimet ndërshtetërore mes Gjermanisë dhe Kosovës