Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Serbia në fillim të këtij viti kishte plane për ta aneksuar veriun e Kosovës, ashtu si Rusia aneksoi Krimenë tre vjet më parë.
“Kur bëhet fjalë për Serbinë, ne kurrë nuk duhet të jemi naiv” ka deklaruar kreu i shtetit kosovar në një intervistë për radion suedeze “Sveriges Radio”.
Incidenti në janar, kur Serbia e nisi trenin për në Kosovë me mbishkrimet “Kosova është Serbi”, me destinacion final veriun e Mitrovicës nuk ishte , asgjë më shumë se një përpjekje për të provokuar një situatë që do të justifikonte sulmin e Serbisë dhe një aneksim të veriut të Kosovës, ka shtuar Thaçi.