Thaçi reagon pas rritjes së numrit të vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas numrit të madh të vdekjeve të regjistruar si pasojë e infektimit me COVID-19.

Thaçi tha se këto raste e kanë pikëlluar atë shumë.

“Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19”.

I pari i shtetit rëndë e ka përjetuar edhe lajmin për vdekjen e Adem Latifit, i cili është vëllau i kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai i ka shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që i kanë humbur të afërmit e tyre nga koronavirusi.

“I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH”.