Thaçi priti në takim myftiun Tërnava, informohet për Xhaminë e Re

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, të cilin e ka uruar për nisjen e Xhamisë së re.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se nga Tërnava u informua për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

“Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës.

Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Kosova 🇽🇰 është atdhe i të gjithëve. #harmoni #bashkëjetesë #tolerancë 🙏🏽”, ka shkruar Thaçi.