Thaçi pas takimit me Hotin: Aty ku s’janë SHBA-të, s’mund të ndodhë njohja reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Avdullah Hoti, ka deklaruar se është në interes të vendit që të ketë bashkëpunim institucional, raporton Ekonomia Online.

Në këtë frymë sipas tij ishte edhe takimi me Hotin.

“Është jetik për vendin dhe qytetarët që ky bashkëpunim të ekzistojë ”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se kanë diskutuar lidhur më tejkalimin e pandemisë COVID- 19.

Mes tjerash, presidenti tha se kanë diskutuar edhe për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se është në interes të Kosovës që ky dialog të vazhdojë.

“Ne duhet ta qartësojmë raportin më Serbinë, ku do të ndodh njohja reciproke”, u shpreh Thaçi.

Ai tha se dialogu me Serbinë është politik e jo teknik. Sipas tij në këtë proces duhet të ketë koncensues.

Kryeministri Hoti nga ana tjetër ka thënë në këtë takim se pret që shumë shpejt të votohet rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Sa i përket dialogut për Serbinë ai ka thënë se e ka informuar presidentin për ecurinë e këtij dialogu.

“Ne do të sigurohemi që në asnjë moment ky dialog mos të rrëshqas në dialog teknik, por ta përmbyllim me njohje reciproke”, është shprehur Hoti.

Ai ka thënë se në këtë proces është vëmendja e shteteve të BE-së dhe Amerikës.