Thaçi paralajmëron fuqizim të partneritetit me Turqinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan e ka pritur në Stamboll presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas takimit Thaçi ka shkruar në Twitter, ku edhe ka paralajmëruar fuqizim të partneritetit me Turqinë, të cilin e ka quajtur strategjik.

Kreu i shtetit e ka quajtur frytdhënëse bisedën me homologun e tij, Recep Tayip Erdogan.

“Mirënjohës presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën frytdhënëse rreth të gjitha çështjeve të interest reciprok, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale si dhe globale. Shtetet tona gëzojnë raporte miqësore dhe do ta fuqizojnë më tej partneritetin strategjik”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se dy javë më parë, autoritetet turke kishin reaguar rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jerusalem, në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit. Ministria e Jashtme turke ishte shprehur “tejet e zhgënjyer”.