Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se “respektimi i të drejtave të njeriut dhe grupeve të margjinalizuara nuk është sfidë vetëm për Kosovën por edhe për vendet e zhvilluara”.
“Kushtetuta e Kosovës garanton liritë themelore të të drejtave të njeriut. Kosova ka marrë obligim të zbatojë Konventat Ndërkombëtare dhe të kenë përparësi në rast të konfliktit me legjislacionin vendor. Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm kur e ka nxjerrë Ligjin kundër Diskriminimit e Avokatin e Popullit”, ka thënë Thaçi gjatë konferencës me temën “Të drejtat e njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara në Kosovë”.
Sipas tij, qëllimi i këtyre ligjeve është mbrojtja dhe promovimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, njofton Klan Kosova.
“Kosova ka mekanizma institucional për mbrojtje dhe garantim të të drejtave dhe lirive të njeriut, ka nevojë për forcim të këtyre institucioneve. Nuk do të ketë demokraci të mirëfilltë, nëse qytetarëve nuk u garantohet respektimi i të drejtave të njeriut.
Kjo konferencë është financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarj dhe është realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim.
Interesante