Thaçi: Njohja e Pakistanit ka qenë frymëzim për shumë shtete

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood.

Thaçi i ka ofruar ambasadorit Mohamood bashkëpunim të plotë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të tyre në të gjithë sektorët.

Nga ana tjetër, ambasadori jorezident i Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood, ka thënë se Pakistani edhe më tej do të vazhdojë t’i mbështes prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thënë se njohja e Pakistanit ka qenë frymëzim për shumë shtete të tjera të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Marrëdhëniet tona diplomatike duhet t’i zgjerojmë edhe në fusha të tjera të jetës”, ka thënë presidenti Thaçi.