Në një intervistë në emisionin Rrokum Roll të Tv Rrokum, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi fillimisht ka folur për postin e tij si President dhe të ardhmen e tij politike.
“Nuk vlerësoj se posti i Presidentit është pensionim, por në asnjë rrethanë nuk ka me qenë rikthim mbrapa, pra me qenë në Qeveri, Kuvend ose parti politike. E kisha shqyrtuar edhe një mandat të Presidentit, nëse ky post zgjedhet drejtpërdrejt nga vota e popullit”, ka thënë Thaçi.
Në pyetjen se a do të kalojë Demarkacioni në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është bindur se do të kalojë, pasi që sipas tij, ky do të ishte një vendim i drejtë.
“Me kalimin e Demarkacionit, do të ndodhë perspektiva për liberalizim të vizave dhe gjithashtu do të kalojë themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë më tej presidenti Thaçi.