Thaçi: Në zgjedhje shkohet vetëm në këto dy situata

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme në të cilat mund të shkojë vendi.

Ai ka theksuar se në zgjedhje mund të shkohet vetëm në dy mënyra.“Aktualisht nga ajo që shoh dhe kuptoj, mazhoranca ka një fuqi në kuptimin edhe numër edhe fuqi politike, dhe e shoh që është një mirëfunksionim i institucioneve.

Por, çdo rrethanë në zgjedhje mund të shkohet vetëm në dy mënyra: nëse kjo mazhorancë e humb fuqinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, apo në rast të marrëveshjeve të tyre politike”, ka thënë Thaçi, gjatë homazheve te vendi i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, shkruan EkonomiaOnline.

Ai ka theksuar se si president i vendit është i obliguar t’i kryejë detyrat kushtetuese dhe ligjore.“Por, diçka e tillë nuk ka ardhur në zyrën time dhe askush nuk më është drejtuar në zyrën time, as prej partnerëve të koalicionit e as prej partive të tjera.

Aktualisht jemi duke punuar në përcaktimin e datës së zgjedhjeve në Drenas. Nesër ose pasnesër do të konfirmohet data e zgjedhjeve”, ka thënë Thaçi.