Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë sot për në Austri, me ftesë të Lëvizjes Paneuropa, e cila këtë vit shënon 100 vjetorin e themelimit të saj.
Presidenti Thaçi, bashkë me presidentë të tjerë të rajonit, do të jetë pjesëmarrës në panelin kryesor të këtij kongresi, ku do të diskutohet për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Këtë vit, ky kongres organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Austrisë.
Kongresi panevropian është një forum më ndikim në Evropë dhe për një kohë të gjatë është udhëhequr nga Otto von Habsburg, i cili ka qenë një mik i madh i Kosovës.