Thaçi: Muri në veri jashtë marrëveshjeve, do t’i përgjigjemi me ligj

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për murin e ndërtuar në anën veriore të Mitrovicës.

Ai ka deklaruar se ndërtimi i këtij muri është joligjor dhe në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel, raporton lajmi.net

“Është në kundërshtim më të gjitha marrëveshjet e Brukselit. Për këtë çështje nuk do të negociohet me Serbinë apo Bashkimin Evropian. Këtij muri do ti jepet përgjigje në masë të bazave ligjore”, ka deklaruar Thaçi.

Presidenti këto deklarata i ka dhënë gjatë një konference pas takimit që pati me Këshillin Konsultativ për Komunitete, ku ka shtuar se do të punohet së bashku pa marr parasysh etnitë për vazhdimin e angazhimeve që të gjithë të kthehen në pronat e vera.

“Askush askujt nuk guxon t’ia mohoj këtë. Iu bëjmë ftesë të kthehen të gjithë në vendet e tyre sepse në kemi jetuar bashkë dhe do të rrisim përgjegjësit për kthim. Të dërgojmë mesazhe paqeje për të gjithë jo më mesazhe urrejtje. Duhet të punojmë që të ndodh pajtimi ndëretnik në Kosovë si parakusht për mirëqenie më të mirë, për rritje të vendeve të punës”, ka deklaruar Thaçi.